Transmetuar më 10-12-2019, 10:38

Kryeministri Edi Rama inspektoi paraditen e sotme dëmtimet e shkaktuara nga tërmeti i nëntorit në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ai tha se ky është një tjetër rast që qytetarët me mure të dëmtuara në banesat e tyre, të shohin se kur struktura s’ka problem gjithçka tjetër rregullohet.

“Qenka shkundur mirë, por kishte njerëz këtu brenda?”, tha Rama duke iu drejtuar ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manaastirliu, e cila i tregoi se fatmirësisht asnjë pacient nuk është lënduar.

“O zot, tendera mo tendera.. ja shikoje. Suvatë, shto ujë e shto miell. Veprimtari inxhinierike armiqësore”, tha Kryeministri.

“Ne do të bëjmë një negocim, dhe besoj se do ia dalim, me një kompani të madhe turke që është e certifikuar ndërkombëtarisht. Punon me tregun deri në Amerikë. Do bëjmë një super marrëveshje për shtëpitë, antisizmike, ekologjike, kundër zjarrit. Dhe i thash ë që ta na japim një ofertë dhe për qendrat shëndetësore, pasi kanë kosto shumë të ulët dhe janë super. Mund të bëjmë më shumë”, deklaroi kreu i qeverisë. /a.y/noa.al