Transmetuar më 10-12-2019, 11:04

Dita e sotme është afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për kreun e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK.

Gjatë paraditës, prokurori Arben Kraja ka dorëzuar kërkesën për të drejtuar SPAK.

Pas njohjes me të gjithë kandidatët, do të jetë Këshilli i Lartë i Prokurorisë ai që do të zhvillojë seanca dëgjimore, për të njohur platformat e tyre.

Vetëm pas kësaj do të përzgjidhet drejtuesi i SPAK, i cili do të zgjedhë më tej edhe drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Për postin e kreut të SPAK mësohet se pritet të kandidojnë dy prokurorët që kanë kaluar procesin e vetingut Edvin Kondilli dhe Altin Dumani. /a.y/noa.al