Transmetuar më 10-12-2019, 11:20

Dy vëllezërit korçarë konkuruan edhe këtë vit në Kënga Magjike me këngën titulluar “Zemra ime eshte gjallë”, por mesa duket kanë mbetur të pakënaqur nga renditja e tyre dhe votimet, dhe është Endri ai që ka reaguar në dy postime në Instagram.

“Tani me këtë foto të sinqertë miku im i dashur @arditgjebrea dua të të them që duhet të nisësh të punosh për ndërgjegjen e këngëtarëve. Asnjë nuk mund të bëhet këngetar në këtë lloj mënyre bastarde njerëzore. Duhet të fillosh ti mësosh si në klas të parë për abetaren Shqipe. Asnjëherë nuk mund të bëhesh këngëtar i madh nqs në rradhë të parë nuk je njeri i vërtetë. Absurde e vërtetë. Tek vendi jonë ka shumë artistë që vetëm një mund të veçoj që ka ecur përpara me intrigën e vet, pa i zënë emrin asnjëherë.

Unë mendoj se çdokush më kupton. Të dashur artistë, kolegë nuk mund t’ju quaj më sepse tashmë keni kaluar në klasë të parë për të mësuar abetaren. Besoni tek fjalët e mia të vërteta, kurrrrrë nuk do bëheni dikushi nqs nuk hiqni dorë nga kjo tradhëti e vetë miqve tuaj , ju gënjeni atë që hani e pini çdo ditë, lëre mua që mu sollët këto ditë zemra, shpirti 😍😍😍😍 unë e dija fort mirë përfundimin e pikëve të intrigës, por që të humbnit e dhe sensin që jemi njerëz e jo hiena, këtë nuk e prisja, prandaj deri sa të shoh që ju, ju troket akoma zemra njerëzore do të vi prapë tek ju për ti dhuruar publikut mesazhet dhe meloditë që ata presin nga arti jonë.

Gjatë ketyre viteve që unë do mungoj nga festa e intrigës, gjatë kësaj kohe që ju do bëni pazaret e intrigës kundra ndienjave të popullit tonë të pafajshëm, unë do ti nxjer publikut tim që smë krahason me asnjë nga ju, disa këngë të reja të vërteta. Pra juve do kini atë gjë madhështore që sakrifikon dhe shpenzon Ardtiti ndësra unë thjeshtësinë time. Unë do bëj popullin të më dashurojë edhe juve vetë, ndërsa ju në fund do të trazoni kazanin me gjellë të prishur”, shkruan Endri.

Ndërsa në një reagim të dytë, ai shprehet: “Signiori e signiorita 😍💪 , ladies and gentle man, zonja zonjusha dhe zoterinj. Lajmi i shumë pritur nga ju, për realitetin e të vërtetës të Endri Priftit vijon më poshtë. Asnjëherë mos mendoni se unë do trembem apo do bëj paso nga këto lloj hiçësh që shumë mirë i injoroja pa folur fare, por ky nuk jam unë dhe nuk do të jem kurrë. Me dy rr që ta kuptojnë mirë. Dua t’ju flas shkurt dhe saktë sepse për këtë kompedicion muzikor që quhet @kengamagjikeofficial ska më asnjë vlerë kënga dhe dua të shkruaj me keqardhje shumë të madhe për ndërgjegjen njerëzore. Tashmë për mua ky festival nuk është më kënga magjike por festivali i intrigës. Rreth kësaj gjëje duhet të nxjerim çmimet.

Kush ka lobing më të madh në intrigën Shqiptare që po pushton gjithçka. Dua të më kuptoni dhe të mos thyeni dhe mërziteni fare për ne se ne jemi, kemi qenë e do të vdesim ndër të parët e këtij vendi, dhe një ndër arsyet që ne do të jemi shumë larg çdo pseudo artisti i këtij vendi, do të jetë sinqeriteti dhe vlerat tona njerëzore që nuk shiten dhe nuk na i ble dot asnjeri. Do t’ju sqaroj diçka që më vjen turp nga kjo shoqëri pa sensin e ndjenjës shoqerore. Shikoini pikët tona dhe të shikoni që të gjithë këngëtarët e intrigëë, na kanë dhënë më poshtë. Ne nuk bëjmë asnjëherë kompromis për muzikën, sepse është gjëja që do na vriste më fort se jeta. Festivali i intrigës tashmë ka një rrugë shumë të vështirë në vazhdimësinë e tij.

Unë isha ai që nuk do të hiqja dorë për të qenë pjesë e çdo viti të këtij shoë kaq të bukur që organizon @arditgjebrea. Do i sqaroj në faqja tjetër mikut tim rrugëtimin e vështirë. Nuk prisja asnjëherë që kënga të mos kish asnjë vlerë tek ky kompeticion kaq madhështor. Mbi 17 pseudo këngëtare na dhanë në 0 pikë, my god!! gjithçka jo njerëzore. Ky është problemi im më i madh . Z . @arditgjebrea vijon në një foto tjetër puna jote kaq e madhe që në fund të të gjithë atij, mundi, sakrificë, lodhje, skenografie të pakrahasushme, konkluzioni përfundon në një kazan gjellë të prishur që kundërmon erë shumë të keqe në lidhje me konceptin njerëzor./b.l.noa.al/