Transmetuar më 10-12-2019, 12:07

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin ditën e sotme për kryeprokuroren e Durrësit, Anita Jella.

Nga verifikimet e kryera në kuadër të procesit të vetingut, nga trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Etleva Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari, drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, u konfirmua në detyrë

Jella është kandidate për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, siç njihet ndryshe SPAK dhe me kalimin e procesit të vetingut, tashmë mund të vijojë e qetë kandidimin.

Anita Jella ka nisur punën si prokurore në Elbasan në viyin 2001, nga viti 2003 deri në 2007, ajo u emërua drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit.

Më tej ajo u emërua në Prokurorinë e Durrësit, ku dhe vijon ende detyrën, ndërkohë që prej afro një viti mori drejtimin e organit të akuzës së qytetit bregdetar. /a.y/noa.al