Transmetuar më 10-12-2019, 12:27

Këngëtarja Elvana Gjata është përfolur prej javësh si fitursja e mundshme e paracaktuar e festivalit të fundvitit në Radio Televizionin Publik Shqiptar.

E cilësuar si e përzgjedhura për të shkuar në Eurovizion, ende pa u zhvilluar festivali, këngëtarja duket e qetë dhe aspak e ndikuar nga ajo që thuhet.

Pas publikimit te këngës së saj konkurruese “Me tana”, Elvana ka bnërë një reagim.

Ajo ka shkruar në Insagram falenderime dedkuar fansave dhe ndjekësve të saj, për të cilët thotë se përulet.

“Nuk mund ta mohoj që mbushem me jetë kur shoh që kënga që kam shkruar prej shpirtit për ju, po ju jep gëzim! Nuk ka kupë, fitore, festival që mund të më japi atë që ju me keni dhënë në më shumë se një dekadë. Përulem para jush! Taaaan jetën ju dua me tana!”, shkruan këngëtarja. /a.y/noa.al