Transmetuar më 10-12-2019, 13:46

Dorëhiqet nga detyra kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Ilir Zela.

Në letrën e dorëheqjes, Zela ka dhënë si motivacion aryse personale.

Largimi i tij nga detyra është zyrtar dhe vendimi është publikuar nga Këshilli i Ministrave.

Jo vetëm kaq, por Këshilli i Ministrave ka vendosur propozimin e Kuvendit për lirimin e Ilir Zelës, anëtar, i caktuar kryetar i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Ilir Zela e mori këtë detyrë në nëntor të vitit 2017, duke zëvendësuar në këtë detyre z.Pirro Xhixho.

Këshilli i Ministrave ndërkohë ka propozuar për anëtar të këshillit Drejtues të AKEP, Tomi Frashëri. /a.y/noa.al