Transmetuar më 10-12-2019, 13:45

Sot është afati i fundit ku kandidatët për kreun e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) duhet të paraqesin kërkesën për interes.

Pas Arben Krajas i cili ishte dhe  kandidatura e parë për drejtues të SPAK, listës i janë shtuar edhe dy emra të tjerë, Edvin Kondili dhe Altin Dumani të cilët kanë shprehur interesin për ketë pozicion.

Ndër të tjera KLP tha se kërkesa është e shoqëruar me vizionin për ndërtimin e SPAK. SPAK, është struktura e veçantë që do të hetojë dhe vendosë para përgjegjësisë politikanët dhe zyrtarët e lartë.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Më pas Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të miratojë metodologjinë për përcaktimin e kandidatit fitues, të cilët ashtu siç ndodhi edhe me Prokurorin e Përgjithshëm do ti nënshtrohen një seance publike dëgjimore ku do të paraqesin platformën e tyre.

Pas marrjes së detyrës kreu i SPAK do të zgjedhë drejtuesin e byrosë kombëtarë të hetimit strukture kjo që do të funksionojë njëkohësisht me SPAK. Struktura e Posaçme Antikorrupsion do të nisë detyrën pas zgjedhjes së kryetarit duke marrë në dorëzim rreth 300 dosje nga Krimet e Rënda./b.l/noa.al/