Transmetuar më 10-12-2019, 14:01

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një lumë me akuza në drejtim të pasardhësit të tij Edi Rama, sa i takon dëmshpërblimeve të familjeve që patën viktima nga tërmeti shkatërrimtar.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook Berisha thekson se Rama ka poshtëruar të gjallët dhe ka fyer të vdekurit, pasi do të dëmshpërblejë me 1 milionë lekë si ata që kanë humbur një familjar, por edhe ata me më shumë viktima.

Berisha e ka cilësuar këtë vendim një akt cinik nga Rama dhe fyerje për viktimat, metodë kjo sipas tij që përdoret nga policia për vrasjet.

“Edvin Mafia poshtëron të gjallët dhe fyen të vdekurit! Ai llogarit viktimat për efekte dëmshpërblimi njëlloj si policia numrin e vrasjeve! Turp! Të dashur miq, Edvin Mafia dha një dëmshpërblim cinik dhe fyes prej 1 milioionë lekë por jo për çdo viktimë por për familje. Pra u dëmshpërblyen njëlloj si një familje që humbi një njeri të dashur ashtu dhe familjet qe humbën 7 e 8 anëtare nga tërmeti.

Ky është një akt cinik dhe fyes për viktimat sepse Edvini me amoralitetin e tij numëroi viktimat njëlloj si policia vrasjet. Për policinë vrasja në një ngjarje kriminale e 4 personave konsiderohet një vrasje dhe llogaritet jo si katër por si një. Këtë standart përdori Edvini për viktimat e tërmetit që nuk mund ta bënte kurrë një njeri me një nonagramë njerezi”, shkruan Berisha.

Më tej ai shton se, “Përveç kësaj, 24 viktimat e Thumanës dhe disa nga ato të Durrësit janë vrasje e mirëfilltë shtetërore padashje, pasi u neglizhua terësisht nga narkoshteti dëmtimi i pallateve nga tërmeti i 22 shtatorit.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin e ulët, cinik, çnjerëzor ndaj viktimave të tërmetit të Edvin Mafisë dhe ju bëj thirrje qytetarëve të mos mashtrohen nga kreu u meduzës por të ngrihen sa më parë për hedhjen e tij në koshin e plehrave të historisë”./b.l/noa.al/