Transmetuar më 10-12-2019, 14:12

Ashtu sikundër paralajmëroi në prononcimin për mediat, Presidenti Ilir Meta publikon në rrjetet sociale videon lidhur me padinë e ngritur ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani.

Presidenca publikoi një video ku vërteton si u përdor Ardian Dvorani për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

“Vetëm Dvorani mund të degradonte integritetin e këtij procesi jetik për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, ndaj ai është kallëzuar në Prokurori nga Presidenti i Republikës për dy vepra penale: “Përvetësimit të titullit apo të detyrës shtetërore”, “Shpërdorimit të Detyrës”. Në mënyrë të paligjshme dhe anti-kushtetuese, Kuvendi një partiak kërkoi krijimin e një Gjykate Kushtetuese politike nën kontrollin e tij", thuhet në fund të videos.

Presidenti i Republikës Ilir Meta dha sot dëshminë e tij në Prokurorinë e Tiranës për afro 50 minuta, i shoqëruar nga këshilltari ligjor Bledar Dervishi dhe zëdhënësi i tij Tedi Blushi. Sipas Kreut të Shtetit rasti është tmerrësisht flagrant. Ai theksoi se shpreson që Prokuroria të mos jetë nën presione politike dhe të bëjë punën e saj me profesionalizëm./b.l/noa.al/

Meta paralajmëron video: Prokuroria të veprojë! Ardian Dvorani ka bërë dy vepra penale me dashje