Transmetuar më 10-12-2019, 14:27

Historia e Cardi B me Offset është ndër më të komentuarat në faqet rozë për shkak se artistja u kthye sërish me bashkëshortin pas tradhtisë.

Në një intervistë, ajo foli për tradhtinë dhe presionin publik që ndjeu gjatë asaj kohe.

"Kur unë dhe bashkëshorti im ishim në krizë, ai më tradhtoi dhe këto gjëra, unë vendosa të qëndroj dhe punë me të, shumë njerëz u mërzitën me mua dhe shumë gra u zhgënjyen nga unë", tha ajo.

Çifti pati një periudhë ndarje në dhjetor të vitit 2018, pasi mirëpritën vogëlushen Kulture në korrik. Por ata u bashkuan në fillim të vitit 2019.

"Nëse do dikë, nuk je me të, je depresive dhe rrjetet sociale të thonë që nuk duhet të flasësh me këtë person sepse të tradhtoi, ti nuk je e lumtur në brendësi derisa të kesh një bisedë.

Më pas nëse kthehesh më të, të gjithë të thonë, ‘Si munde? Ti na zhgënjeve të gjithëve’. Njerëzit qëndrojnë të martuar prej vitesh, kur ata thonë se do qëndrojnë bashkë derisa jeta ti ndajë, nuk flasin për argumente të tipit përse e le derën e frigoriferit hapur. Kjo përfshin gjithçka", tha Cardi.

Pasi dha këto këshilla për personat që hezitojnë të vazhdojnë një lidhje pas tradhtisë, 27-vjeçarja shpjegoi se nuk e konsideroi kurrë shqetësues faktin se bashkëshorti i saj ka tre fëmijë nga lidhjet e mëparshme./a.m/noa.al/