Transmetuar më 10-12-2019, 15:49

"E kemi dhe një luftë me e fituar? Për Shqipërinë e Madhe dhe të gjithë shqipfolësit të kemi një flamur siç na e qëndisën të parët tanë", thotë Stresi, në një postim të fundit në Instagram.

Stresi është fotografuar në një restorant, sërish i armatosur.

Çfarë lufte ka për të fituar këtë herë Stresi?

Gjithsesi, këngëtari është duke bërë përgatitjet e fundit për festivalin e Këngës në RTSH.

Ai do të jetë në një bashkëpunim të pazakontë me Eli Farën, nisur nga zhanri që ata këndojnë.

Stresi ka lënë të kuptohet përmes këtij bashkëpunimi, se mund të jetë rikthyer me ish- të dashurën e tij, Marina Fara, vajzën e Elit.

Megjithatë, para se të gjithash, a është ai gati që të fitojë festivalin e RTSH-së, bashkë me Eli farën, pa armë në dorë?/NOA.al