Transmetuar më 10-12-2019, 15:53

Presidenti Ilir Meta ka vizituar Armathën për të parë nga afër dëmet, që kanë pësuar banorët nga tërmeti.

Në mesazhin e tij, Meta vlerësoi ekspertët izraelitë që janë të palodhur për të bërë verifikimet e banesa duke i përcaktuar të banueshme apo jo.

"Sapo përfunduam një verifikim të ri të një banese 4 katëshe në Armathë me ekspertët e palodhur izraelitë", shkruajti presidenti.

Në postimin në Facebook, Meta shtoi se me rëndësi është riparimi i dëmeve me përgjegjësi ligjore.

"Besoj tani edhe banorët janë më të qartë dhe të qetë se pardje. E rëndësishme është tani të ndjekim udhëzimet e duhura për përforcimin dhe riparimet e dëmeve me përgjegjësi të plotë ligjore", shtoi Meta./noa.al/