Transmetuar më 10-12-2019, 16:40

Projekti i Genta Ismajlit me artistin turk është gati, por nuk dihet ende se kur do të dalë në treg.

Mediat turke kanë zbuluar se reperi me të cilin po bashkëpunon është Abdurrahim Akça, i njohur për publikun si Eypio.

“Reperi Eypio me projekt surprizë. Eypio po sjell duet me këngëtaren kosovare, Genta Ismajli”, thuhet në lajme.

Mbetet për tu parë nëse bashkëpunimi do të ketë sukses. Përveç muzikës, Genta mund ti japë fund beqarisë shumë shpejt.

Partneri i ka bërë një propozim për martesë në Urën e Bosforit, të cilën e kanë parë dhjetëra njerëz./a.m/noa.al/