Transmetuar më 10-12-2019, 16:46

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio, do të kryejë nesër një vizitë në Tiranë.

Gjatë vizitës, Ministri Di Maio, – raporton NOA.al, ai do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Ilir Meta.

Siç raportohet nga Ministri e Jashtme e Italisë, gjatë vizitës së tij Di Maio gjithashtu ka planifikuar është një vizitë në disa vende të prekura nga tërmeti, për të cilin Italia u tregua e gatshme të ndigmojë vendin tonë, menjëherë përmes Mbrojtjes Civile.

Ai do të ketë takime edhe me përfaqësues italianë, në Shqipëri./NOA.al