Transmetuar më 10-12-2019, 18:08

Holanda vijon të jetë skeptike për sa i përket negociatave me Shqipërinë. Së fundmi, Kryeministri holandez ka deklaruar se Shqipëria nuk është ende gati për një proces të tillë, ndërsa Maqedonia e Veriut po.

“Ne nuk besojmë se Shqipëria është e gatshme të fillojë bisedimet me BE në këtë pikë dhe për sa i përket Maqedonisë Veriore, ajo është më afër këtij qëllimi”, tha Rutte për revistën “Pobjeda” në Podgoricë.

Por ai u kujdes të vinte në pah faktin se disa vende nuk duan që t’i ndajnë vendet nga ky proces.

“Disa të tjerë nuk e dëshirojnë këtë, kjo është arsyeja pse në Këshillin e fundit Evropian vendosëm të mos përparojmë në hapjen e negociatave me këto vende”,  tha Rute.

I pyetur nëse viti 2025 ishte një afat realisht real për pranimin e një prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, Rute u përgjigj se pranimi në Union në një datë të caktuar nuk është qëllim në vetvete. /k.k/noa.al/