Transmetuar më 11-12-2019, 07:59

Edhe pse mund të jenë të rrethuar nga gjithë të mirat, George dhe Charlotte kanë një listë me dëshira dhe presin Krishtlindjet t’u plotësohen.

Këtë vit, Charlotte dëshiron shumë të ketë një pony si dhuratë Krishtlindjesh. Sipas Closer Ëeekly, princesha është e fiksuar me kuajt.

Megjithatë, asaj i duhet të presë për të pasur një pony, pasi Ëilliam mendon se është ende shumë e vogël. Kështu, as këtë vit asaj nuk do t’i plotësohet dëshira.

Nëse po pyesnit veten se çfarë dëshiron mbreti i ardhshëm i Anglisë, burimi thotë se ai është shumë i dhënë pas tenisit dhe dëshiron një raketë të re dhe një tavolinë futbolli.

Në fakt, as dëshira e Princit George nuk do të plotësohet, pasi Pallati Mbretëror u shpreh se fëmijët do të marrin sete gatimi lodër, duke qenë se u pëlqen shumë të bëjnë rrëmujë në kuzhinë./b.l/noa.al/