Transmetuar më 11-12-2019, 10:38

Mbrëmjen e kaluar, Alban Ramosaj dhe e dashura e tij Niki Delijorgji publikuan disa imazhe dhe shkrime që nxitën spekulimet se do të bëhen prindër.

Jo vetëm kaq, por thuhej se do prisnin binjakë.

Gjithçka nisi pasi Niki pozoi me barkun e rrumbullakosur dhe etiketoi këngëtarin ku i shkruajti: "Urime babush".

Në fakt, e vërteta është se nuk do të bëhen prindër. Këngëtari bëri të qartë se e gjitha është metaforë, megjithëse i falenderoi të gjithë për urimet.

“Para se të na dalë situata nga dora. (Përveç mesazheve dhe qindra telefonatave, fqinjët e mi trokitën në derën time për të më uruar se do të bëhem baba). Për t’u sqaruar, është një metaforë. Ne jemi duke punuar si çift për një projekt. Jeni të gjithë shumë të mirë dhe ju falenderojmë për urimet gjithsesi”, shkruajti Albani në Instagram./a.m/noa.al/