Transmetuar më 11-12-2019, 12:36

Pas ndarjes nga Stresi, Kejsi ka patur marrëdhënie shumë të mira me familjen e tij dhe këtë e ka vërtetuar shpesh me komente në Instagram.

Para disa ditësh, ajo uroi ditëlindjen e ish-partnerit me anë të një postimi në Instagram, e cila ngjalli reagime.

“Gëzuar ditëlindjen Shpresa Lushaj! Të uroj nga zemra shëndet e lumturi! Të bëftë Zoti çdo ditë po aq të bukur sa ke shpirtin! Të puth.”- shkruante Keisi në postimin e saj.

Pasi lejoi ndjekësit që të bëheshin pjesë e opsionit pyetje-përgjigje, nuk mungoi pyetja për urimin ndaj Shpresa Lushaj dhe për një rikthim të mundshëm mes tyre.

“Pse ja urove ditëlindjen mamit të Stresit? A mendon të ktheheni sërish të dy?",  ishte pyetja e ndjekësit.

"Çfarë lidhje ka? Unë atë e dua, kishte ditëlindjen, e urova. Ne nuk kemi hasmëri”, ia ktheu Kejsi./a.m/noa.al/