Transmetuar më 11-12-2019, 14:19

Saga Justin Timberlake, Jessica Biel dhe Alisha Wainwright vazhdon. Pasi u fotografua me duar të kapura dhe shumë i afërt me Alishën në një klub, këngëtari i kërkoi falje publike gruas duke ia lënë fajin pijes.

Në fakt, ai nuk kishte ndërmend ta bënte një gjë të tillë, por e shtyu bashkëshortja Jessica. Veprimi i saj është konsideruar normal pasi akush nuk dëshiron të qëndrojë në heshtje në një cep teksa të tjerët tallen me të.

"Jessica shtyu Justin që të bënte deklaratën e tij në Instagram pasi kishte trup nga veprimet e tij dhe dëshironte që ai të mbante përgjegjësi", tha burimi pranë çiftit për Us Weekly.

Fotografia e Justin me Alishën pushtoi faqet rozë në nëntor kur të dy ishin duke pirë në një ballkon në New Orleans.

"Ky nuk është një shembull që dua ti jap djalit tim. Unë dua ti kërkoj falje gruas time të mahnitshme dhe familjes që i vura përballë një situate të turpshme dhe jam i fokusuar që të bëj më të mirën si baba dhe prind", shkruajti Justin në Instagram.

Pavarësisht incidentit, ai do vazhdojë të punojë me përpikmëri për filmin "Palmer", të cilin mezi pret ta shohin njerëzit./a.m/noa.al/