Transmetuar më 11-12-2019, 17:56

Kendall Jenner, modelja me famë botërore është bërë pjesë e një emisioni ku u vu para disa pyetjeve të vështira.

Në familjen Kardashian-Jenner, ajo është e vetmja që nuk është bërë ende nënë. Për këtë arsye duhet të vlerësonte cili prej tyre ishte prind më i mirë.

Kendall nuk hezitoi të përgjigjej duke thënë: "Unë mund të them se Rob mban numrin një. Ai është kaq i mirë me vajzën e tij!".

Ndërsa kur u pyet se cili është prind më i keq, Kendall tha se të gjithë janë prindër të mahnitshëm. Por u bë pjesë e një loje në emisionin "The Late, Late Show" ku u detyrua të rendiste motrat bazuar në aftësitë e tyre të prindërimit.

"Unë mund të them, Khloe, Kim, Kylie, Kourtney. Ato janë të gjitha të mahnitshme", tha ajo duke qeshur./a.m/noa.al/