Transmetuar më 11-12-2019, 21:09

Ermal Mamaqi me "shumë modesti", në një sondazh publikuar në "Xing.al", të cilin e drejton ai vetë, pyet se cili është moderatori i vitit, duke vendosur emrin e tij në krye të listës.

Në krye të listës, pas tij ka vendosur atë të Ardit Gjebresë.

Pas tyre vijnë Arian Çani, Agron Llakaj, Sokol Balla, Alban Dudushi, Blendi Fevziu etj.

Sa u përket moderatoreve femra, portali i Ermalit ka zgjedhur në krye të listës moderatoren Alketa Vejsiu, mikeshe më të.

Pastaj vijnë Arbana Osmani, Rudina Magjistari, Xhemi Shehu, Roza Lati e më pas Eni Vasili, por ndodhen shumë më larg Mirela Milori, Hygerta Sako, etj.

Por ndryshe nga lista e gjatë, në foto ai ka preferuar vetëm disa, duke shtuar edhe atë të Turjan Hyskës, Edi Manushit dhe Luana Vjollcës. /NOA.al