Transmetuar më 12-12-2019, 09:00

Është kthyer në një telenovelë edhe raporti i Kiara Titos dhe Butrint Imerit edhe për shkak se ata të dy kurrë nuk e kanë pranuar dhe as mohuar një lidhje dashurie mes tyre.

Sa herë janë gjendur përballë pyetjesh të tilla publikisht, si Kiara, ashtu edhe Butrinti kanë preferuar të përgjigjen me diplomoci, duke devijuar ose edhe duke heshtur.

Në një bisedë me fansat e tij në Instagram, Butrinti nuk e shmangu dot pyetjen për Kiarën, por këtë herë, durimi kishte prekur fundin, kështu që kërkesa iu shtrua e ashpër: “Thuaje sonte çfarë ke me Kiara Titon ose hesht përgjithmonë…”

Meqenëse ishte në formë urdhri, Butrinti nuk i bëri bisht pyetjes: “Kiara Titon e kam shoqen më të mirë nga Tirana”, u përgjigj këngëtari pa shpëtuar këtë herë nga “gjykimi” i fansave./b.l/noa.al/