Transmetuar më 12-12-2019, 10:07

E premte dhe data 13. Nuk është aq ters sa e mendoni. NASA paralajmëron një shfaqje mahnitëse meteorësh që do të ndriçojnë qiellin e natës në të gjithë botën.

Meteorët e bardhë e të ndritshëm pritet të jenë veçanërisht të dukshëm rreth orës 2 të mëngjesit, kur yjësia e Binjakëve, nga të cilët ata duket se kanë origjinën, është më lart në qiell.

Por ‘spektakli’ mund të zbehet pak nga ndriçimi i Hënës, që astronomët paralajmërojnë se do të jetë e plotë dhe shumë e shndritshme.

Bëhuni gati! Të premten, 13 dhjetor, bëni mirë të mendoni dëshirën që ende nuk ju është plotësuar për këtë vit.

Lexo edhe: Kometa e parë e Krishtlindjes, lidhjet astrale, qielli “super” i dhjetorit