Transmetuar më 12-12-2019, 11:30

Ish-Miss Albania dhe moderatorja Hygerta Sako, spikati qysh në daljet e saj të para në ekran dhe prej vitesh vijon karrierën televizive.

Teksa Hygerta ka publikuar një fotografi në Instagram, një ndjekës e ka shigjetuar me kritika.

“Në fakt kot filtrosesh se të shohim përditë që s’je kështu”, i shkruan një ndjekës.

Këtij komentuesi Hygerta nuk ia ka kursyer përgjigjen, duke e cilësuar si negativ.

“Ti ose je negativ ose ke probleme me sytë. Po marr të mirëqenë këtë të dytën, kështu që shko bëj një vizitë vëlla. Nuk di që filtrat të zbukurojnë tiparet që të ka fal Zoti, nëna dhe babai. Të përshëndes”, shkruan Hygerta. /a.y/noa.al