Transmetuar më 12-12-2019, 11:59

Prej pak muajsh ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është bërë gjyshe për herë të parë. Vajza e saj Megi ka sjellë në jetë djalin të cilin ka zgjedhur ta pagëzojë me emrin Nikola.

Topalli ka postuar edhe një foto me nipin e saj në krah dhe duket se po shijon shumë këtë moment.

Vajza e Jozefina Topallit prej kohësh është në një lidhje romantike të konsoliduar në stadin e bashkëjetesës.

Pas ndarjes me këngëtarin e njohur Luiz Ejlli, Megi Topalli është lidhur me një djalë tjetër, emri i të cilit nuk është bërë publik, me të cilin ajo ka edhe një djalë.

Pra, Jozefina Topalli, pas largimit nga politika, po shijon ditët si gjyshe./b.l/noa.al/