Transmetuar më 12-12-2019, 13:15

Djali i moderatores Bora Zemani, Arbori i vogël mbush 5 vjeç. Në këtë ditë të shënuar për të birin, Bora ka publikuar një video të të birit, ku dëgjohet duke kënduar këngën e Fifit, “Se mbarova pas teje…”, të cilën ja këndon të birit.

Ajo i bën një urim të ndjerë të birit, duke ndarë eksperiencën e kaluar me të,

“Shshshsh… qëtesi!!! Arbori im bën 5 vjeç sot dhe mami ka dy fjalë për të thënë:

Vërtetë nuk e kuptoj si kaloi koha kaq shpejt. Ti dje ishe një bebe ndërsa tani, një djalë i vogël llafazan që më jep mend ose më pyet për çdo gjë. Tani je rritur dhe e ke mësuar që “shakpa” janë “shapkat”, që “fuckla” janë “flluskat”, që “oh maj gaj” është “oh my god” etj… ke pak problem “kondicionerin” që i thua akoma “goconjer” por punë e madhe, këto zgjidhen… problemin e kam tek pyetjet e tuaaa…. “O ma, pse Zoti e ka vënë shkronjën A të parën?” “Po Zoti a ka qenë bebe?”, “Pse ora kalon kaq shpejt?”, “Pse nata eshte kaq e shkurtër?” dhe vazhdon pyet, “Ma, po kur isha te barku jot a ta kam prekur dot zemrën?”. Një pyetje që të bënë ta bërtasësh përgjigjen…. PO, Arbor! Ma ke prekur zemren me atë dorën tënde të vogël magjike dhe e ke ndriçuar kaq shumë. Prandaj për një gjë jam e sigurt, ti je bekimi më i madh që më është dhënë ndonjëherë në jete! Urimet më të mira për SuperHeroin tim të vogël! Tani le të fillojë festaaaa…”, shkruan Bora. /a.y/noa.al