Transmetuar më 15-12-2019, 20:52

Një aksident ka ndodhur në Kosovë këtë mbrëmje.

Aksidenti ka ndodhur në Prishtinë në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Një automjet është goditur nga një tren, njoftojnë burime policore për mediat vendase.

Përveç dëmeve materiale, nuk ka ende dijeni nëse ka të lënduar nga aksidenti.

Po punohet për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit./a.k/noa.al/