Transmetuar më 20-12-2019, 10:59

U nënshkrua ditën e sotme mes qeverisë shqiptare dhe një kompanie italiane, marrëveshja për kërkimin e hidrokarbureve në bllokubn e Dumresë.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Rama tha se u deshën 30 vite që sot të arrihej një kontratë e tillë që për nga vlera ekonomike, është më e mira dhe më e favorshmja që është firmosur.

“Më vjen shumë mirë që e firmosim këtë kontratë sot edhe pse përkoi me një moment të vështirë, por ishte një këmbëngulje nga ana e ministres (Belinda Balluku) që u mor me negociomin për t’i sjellë miqtë italianë para vitit të ri dhe pastaj të fillonte puna me eksplorimet. Sipas të gjitha studimeve, blloku i Dumeresë ka një rezervë të konsiderueshme, ashtu si zbulimi në Shpirag është një arsye më shumë për të vijuar”, u shpreh Rama.

Ai tha se bëhet fjalë për një tjetër investim të rëndësishëm të huaj në Shqipëri të një kompanie gjigante me të ardhura më të mëdha se gjithë PBB e Shqipërisë.

Sipas tij, përtej vlerës monetare do të sjellë dijen dhe një bashkëpunim që do të rrisë cilësisht të gjithë hapësirën që mbulon ky sektor.

“Zbulimi i pritshëm do të kenë një ndikim të jashtëzakonshëm në ekonominë e vendit. Jam i sigurt se do të gjejnë shumë naftë dhe përfitimi do të jetë i merituar edhe për ata”, deklaroi Kryeministri.

Po ashtu kreu i qeverisë tha se se kontrata e firmosur ditën e sotme do të përdoret edhe në funksion të paktiti për Universitetin për të ndihmuar në rritjen e kapaciteteve për të hapur mundësi për trajnime mastera e me radhë në fakultetin e Gjeologji Minierave. /a.y/noa.al