Transmetuar më 22-12-2019, 16:15

Pas skandaleve për publikimin e të dhënave të përdoruesve, shkencëtarët kanë krijuar një sistem të ri sigurie për mbrojtje kundër sulmeve kibernetike.

Një skuadër në Universitetin e St Andrews, së bashku me partnerë ndërkombëtarë besojnë se kanë gjetur sekretin perfekt me teknologjinë e re.

Në këtë mënyrë do të ndalojnë kërcënimet e kompjuterëve për të hyrë në të dhënat e tyre.

Ky sistem i ri përdor cip-a silikoni që janë të përbëra nga struktura komplekse që ndryshohen në mënyrë të pakthyeshme për të dërguar informacione në një vend vetëm një herë dhe nuk mund të rikrijohet dhe as të përgjohet nga një sulmues.

‘Kjo teknikë e re është absolutisht e pathyeshme, siç demonstruam me rigorozitet në artikullin tonë’, tha profesori Andrea di Falco.

Nuk dihet ende se kur do të vihet në zbatim kjo teknologji e re./a.m/noa.al/