Transmetuar më 22-12-2019, 19:28

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj i bëri të gjithë të dashurohen me baladën e dashurisë ‘Ku ta gjej dikë ta dua’ me të cilën mori pjesë në festivalin e RTSH-së.

Ajo është një prej këngëve favorite për të fituar çmimin e parë e për të prezantuar Shqipërinë në Eurovision 2020. Por, është përballur me akuza për kopjim.

Moderatori Kostandin Feshti ka bërë disa postime në Instagram ku tregon se projekti i saj është i ngjashëm me instrumentalen e “Above and beyond” nga Audiomachine, pjesë e kolonës zanore të filmit “Hirushja”.

“Tani e kuptoj unë pse më pëlqeu kaq shumë kjo këngë… sepse më ka pëlqyer që në 2004”, shkruajti Kostandini.

Në imazhet e tjera, ai tregoi se pjesa e nisjes së këngës së Albëries është e njëjtën me atë të Audiomachine. Këngëtarja nuk ka reaguar ende për këto akuza./a.m/noa.al/