Transmetuar më 25-12-2019, 09:00

Në ditën e Krishtlindjes vendi ynë do të përfshihet nga vranësira në pjesën e parë të ditës, duke bërë që zonat qendrore dhe jugore të kenë shira të izoluar.

Sipas Meteoalb në orët në vijim do të përmirësohen kushtet e motit në territor duke bërë që të mbizotërojë moti i kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur -4°C deri në 13°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Veriore  duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë./b.l/noa.al/