Transmetuar më 25-12-2019, 13:25

Presidenti Ilir Meta uroi Krishtlindjen nga Katedralja ortodokse në Tiranë mesditën e sotme, për gjithë besimtarët e krishterë.

Kreu i shtetit tha se sotmja është ditë shprese dhe solidariteti, për të kthyer sytë tek njerëzit në nevojë.

“Për këtë ditë feste të bekuar. Uroj të gjithë besimtarët e shqiptarët.

Le të jetë një dritë shprese, solidariteti dhe një ditë për të shtrirë dorën ndaj atyre që kanë më  shumë nevojë. Në mënyrë që të kemi një Shqipëri më të qëndrueshme dinjitoze dhe të begatë”, u shpreh Meta.

Më tej ai shkoi në rrjetet sociale se ka marrë një dhuratë nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos.

“I lumtur në këtë ditë të bekuar të merrja si dhuratë nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos kopjen e parë të albumit “Ngjyrat e Ortodoksisë”, një prezantim jashtëzakonisht dinjitoz i vlerave të gjithanshme të Kishës sonë Ortodokse, të trashëgimisë dhe historisë, por edhe ringritjes dhe arritjeve të saj, që i kanë dhënë një vend të nderuar në Ortodoksinë botërore”, shkroi Meta. /a.y/noa.al