Transmetuar më 27-12-2019, 20:14

Milani ka konfirmuar se sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç është ribashkuar me klubin kuqezi.

Ibrahimoviç ka nënshkruar një kontratë gjashtë mujore deri në qershor të vitit 2020, me një mundësi për të nënshkruar edhe për një vit më tej. Ibrahimovic testet mjekësore do t’i zhvillojë më 2 janar.

Ish-lojtari 38-vjeçar i Manchester United ka qenë i lirë që kur la LA Galaxy në fund të sezonit të Major League Soccer.

“Po kthehem në një Klub që e respektoj jashtëzakonisht shumë dhe qytetin e Milanos që e dua," tha Ibrahimoviç. “Unë do të luftoj së bashku me shokët e mi të skuadrës për të ndryshuar rrjedhën e këtij sezoni. Do të bëj gjithçka për atë”, u shpreh Ibra.

Ibrahimoviç më parë kaloi dy sezone te Milan, pasi fillimisht iu bashkua atyre me një huazim sezonal nga Barcelona. në gusht 2010.

Suedezesi ndihmoi kuqezinjtë të fitonin titullin e Seria A atë sezon përpara se të nënshkruanin për ta në qershor, 2011. Ai shkoi për te Paris Saint-Germain një vit më vonë.

Në total, Ibrahimoviç shënoi 56 gola në 85 paraqitje gjatë dy sezoneve të tij me AC Milan.

Bisedimet me Milanin kanë kohë që kanë nisur, me të dy palët që ishin duke u përpjekur të plotësojnë kërkesat e pagës së Ibrahimoviçit, duke respektuar rregullat e Fair Play Financave./NOA.al