Si çdo vit, në vigjilje të festave, çmimet e frutave dhe perimeve rriten.
Jo vetëm në kryeqytet, por edhe në ato zona ku prodhimi i tyre është masiv.
Është e njohur si zona me prodhimin më të lartë të perimeve në vend, por kjo duket se nuk do ta favorizojë shumë tryezën e vitit të ri për qyteratë fierakë.
Fieri nuk po i shpëton dot as këtë vit vesit të tregtarëve, për rritjen e çmimeve të ushqimeve në prag të festës së Vitit të Ri.
Në tregun ushqimor të Fierit produktet janë me dhjetëra, qytetarët me qindra, por rritja e papritur e çmimeve duket se kanë krijuar distancë mes tyre.
Përballë çmimeve të rritura të mollës, portokalles, mandarinës, limonit, patates, specave, e shumë produkteve të tjera, e deri tek ai i gjelit të detit, qytetarët shprehen të pakënaqur. Edhe këtë vit shumë prej tyre janë të detyruar të thonë “qejfi ma ka, por xhepi s’ma mban”. Një situatë e ngjashme haset thuajse në të gjitha qytetet e vendit tonë./NOA.al