Transmetuar më 28-12-2019, 21:41

Poeti i njohur i festivaleve ndër vite, Agron Duka, teksa përmes vargjeve, janë shpallur disa këngë fituese, ka sulmuar ashpër tekstet e këngëve në festivalet e fundit, por jo vetëm.

Ai ka kritikuar të gjithë ata që kanë bastarduar Gjuhën Shqipe, për të cilën thotë se u sakrifikuan dëshmorë si Petro Nini dhe Dhaskal Todri.

Në fund na e solli,

Made in Elvana,

Një karikaturë:

Me tana, me tana!

Fillon gegërisht,

Vijon toskërisht,

Dhe në fund produkti,

Del një mutërisht!",

Ka qenë kundër tekstit të kësaj kënge edhe poeti Arben Duka, teksa thotë se,  "si çdo vlerë shqiptare, së për turp u zhgrye, dhe analfabetizmi sërish na u kthye."

Vargjet e plota nga Arben Duka

Përmbi shqipen tonë,

Po bëhet masakër,

Ah që nuk jam Zoti,

T’i korrja me drapër!

Të korrja bastardët,

Që këtu frymojnë,

Që shqipen e shenjtë,

Po e masakrojnë!

Është gjuha shqipe,

Gjuha e perëndive,

Në shekuj e ruajtëm,

Si dritën e syve!

Një gjuhë për Zota,

Ka qenë vërtetë,

Ka, që nga Rilindja,

Dëshmorët e vetë!

Dy dëshmorë të saj,

Besoj se i dini,

Njeri Dhaskal Todri,

Tjetri Petro Nini.

Në kohë të Enverit,

Gjuha jonë amtare,

U vendos në shina,

Me normën letrare!

Kongresi i drejtshkrimit,

Këtë e ka vulosur,

Po deti i gjuhës,

Është i përsosur!

Atentat i rënd,

Mbi gjuhën e nënës,

Këtu më së pari,

Janë tekstet e këngës!

Në fund na e solli,

Made in Elvana,

Një karikaturë:

Me tana, me tana!

Fillon gegërisht,

Vijon toskërisht,

Dhe në fund produkti,

Del një mutërisht!

Halli i vetëm s’janë,

Mostrat që këndojnë,

Shumë nuk dinë të shkruajnë,

Dhe as të lexojnë!

Jo njerëzit e thjeshtë,

Që në llaç punojnë,

Po edhe pushtetarët,

Që vetëm drejtojnë!

Si çdo vlerë shqiptare,

Që për turp u zhgrye,

Dhe analfabetizmi

Sërish na u kthye!

Mbi shqipen e shenjtë,

U bë batërdi,

Dhe kjo gjëmë na ndodhi,

Në demokraci!

/NOA.al