Transmetuar më 29-12-2019, 20:07

Një ngjarje e tmerrshme vjen nga Gjermania, ku një shqiptar ka masakruar me thikë deri në vdekje, gruan e tij.

I dyshuari është një shqiptar i Kosovës, i moshës 44-vjeçare, i cili i ka marrë jetën mbrëmjen e kësaj të premteje gruas së tij 33 vjeçe, në zonën e Heilbronn.

Paraprakisht dyshohet se shkak për krimin është bërë xhelozia në çift.

Ngjarja bëhet edhe më tronditëse, pasi siç shkruajnë mediat gjermane, krimi i rëndë ndodhi teksa në banesë ndodheshin të shtatë fëmijët e çiftit.

Megjithatë mbetet e paqartë, nëse fëmijët kanë qenë të pranishëm në skenën e krimit.

Kryefamiljari është arrestuar pas krimit nga policia, pa bërë rezistencë, duke pranuar fajësinë.

Lidhur me rrethanat e kësaj ngjarjeje, hetimet janë në vijim, nga ana e autoriteteve gjermane. /a.y/noa.al