Transmetuar më 01-01-2020, 16:25

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e parë të këtij viti, ka ndarë lajmin e mirë për vlerësimin që i është bërë nga Franca gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kaderesë në Francë.

Kadare mori titullin e lartë shtetëror “Oficer i Madh i Legjionit” nga Presidenti francez Emmanuel Macron dhe për vite është pretendent për Çmimin Nobel për letërsi.

“Nderimi i shkrimtarit tonë të shquar Ismail Kadare me titullin e lartë shtetëror “Oficer i Madh i Legjionit” nga Presidenti francez Emmanuel Macron është vlerësim i lartë ndërkombëtar për krijimtarinë e jashtëzakonshme të gjeniut të letrave shqipe, që me vite është pretendent për Çmimin Nobel për letërsi”, shkruan në mesazhin e tij, Thaçi.

“Shkrimtarit Ismail Kadare, që me dinjitet e përfaqëson letërsinë shqipe në rang botëror, i shprehim urimet më të sinqerta, ndërsa Presidentit Macron falënderim dhe konsideratë të veçantë”, shton më tej në mesazhin e tij, Presidenti i Kosovës.

Duhet nënvizuar fakti se vitet e fundit wshtw krijuar një kaos lidhur me vlerësimin e figurave në vendin tonë. Aq sa edhe Kadare është lënë në hije vitet e fundit, pwrderisa flitet për libra “best-seller” nga autorë “anonimë”, ai vlerësohet gjerësisht në arenën ndërkombëtare dhe merr çmime prestigjioze. Kjo ka qenë ndoshta edhe arsye që presidenti i Kosovës, nga fakti se veprat e Ismail Kadaresë janë dhe do të mbeten pasuri kombëtare, ta nisë vitin 2020 me një urim të posaçëm për të vetmin shkrimtar shqiptar në jetë, me përmasa botërore./NOA.al