Transmetuar më 01-01-2020, 20:18

Eva Pëllumbi i mbylli sytë përgjithmonë këtë të martë, në moshën 66-vjeçare, duke lënë pas gjurmë të pashlyeshme në artin skenik, por mbi të gjitha në memorien a tyre që arritën ta njohin këtë grua fisnike, nënë heroinë në rrethana të një mentaliteti të çeliktë.

Do të kishte dashur që kjo të ishte një nga lojërat më të marra të Pinokut dhe lajmi të mos ishte i vërtetë… “E ëmbla Evë, si ike kaq shpejt”, thotë Margarita Xhepa e pikëlluar nga humbja e mikes së shtrenjtë.

“Iku Eva?!/ Mos! Mos Pinok/Mos më gënje/ Të lutem dil nga roli”… Dhimbje e madhe për të bijën, Junën, që matanë, në Gjermaninë e largët ku jetonin prej 29 vitesh, vajton nënën, shoqen, artisten e madhe që me humanizmin e saj dhe veprimtarinë artistike shënoi përjetësinë e saj. E kush nuk e mban mend “Pinokun”, atë vajzën e ëmbël, që pas maskës hokatare edukonte fëmijët përmes argëtimit.

“E kujtoj si sot Evën në Teatrin e Kukullave. Pas së shfaqjeve të saj, salla ngrihej në këmbë. E pëlqente i madh e i vogël”, rrëfen Xhepa. E tregon mikeshën të jashtëzakonshme edhe në dublim… aftësitë si imitatore ia pat zbuluar Bujar Kapexhiu, në një ditë krejt të zakonshme, kur Eva ishte gati fëmijë e hidhej ende mbi trampolinë. Ndërsa dashurinë për artin e kishte konsoliduar hap pas hapi prej angazhimit në Pallat të Pionierëve që në moshën 7-vjeçare, ku pati fatin të punonte me artistë si Robert Radoja.

Përpos Teatrit të Kukullave, ku krahas protagonizmit si Pinoku, mbahet mend edhe për interpretimin e papërsëritshëm te “Ditëlindja e bardhoshes”, “Çufo dhe Bubi Kaçurrel” etj., nuk mungon as angazhimi i saj në kinema. Edhe pse me role karakteriale në filma, si “Kapedani”, “Vajzat me kordele të kuqe” apo “Ëndërr për karrige”, aktorja arrinte të linte një shije të hollë të aktrimit, të ngulitur në memorie edhe falë batutave të saj. Me buzëqeshjen “alla Loren”, flokët e prera bishtpëllumb, në një plan të filmit “Kapedani” portreti i saj shprehës është përjetësuar në batutën “Jepi rini jepi”, e cila përdoret ende sot. Ashtu të buzëqeshur e të çiltër edhe në përditshmëri e kujton sot aktorja Margarita Xhepa, që e pati njohur që në rininë e saj në ish-Kinostudio.

Mirëpo, pas asaj buzëqeshjeje fshihej edhe një vuajtje shpirtërore, shkaktuar nga shigjeta të mprehta të mentalitetit, që lëshoheshin në shikime paragjykuese apo fjalë të hidhura, veç për faktin se artistja kishte vendosur të sillte në jetë vajzën e saj, ndonëse do ta rriste e vetme.

“Nga njëra anë më duartrokisnin dhe nga ana tjetër pëshpëritnin ‘Ajo’”, do të rrëfente aktorja për “Ftesë në 5” një vit më parë. Mirëpo, e tillë ishte ajo, e kapërdinte këtë kafshatë të hidhur të gjykimit të cekët dhe në shkëmbim falte buzëqeshje, art të sinqertë, edukatë e kulturë. “Mirëpo, Eva ia doli mbanë, qëndroi me kokën lart, edhe pse pati pranë prindërit, shoqërinë”, tregon Xhepa. Për ata që e mbështetën, si çifti i artistëve Margarita e Xhavit Xhepa, Piro Milkani, Dritëro Agolli etj., nuk ngurronte të shprehte mirënjohje.

“Nuk e harroj kurrë…, kam qenë me vajzën 10-ditëshe ndërsa po kaloja nga kisha, se nuk doja të më shikonin njerëzit. Ismail Kadare ishte bashkë me Helenën, sapo më vë re më flet: ‘Përse fshihesh, -më thotë, – nëse njerëzit të hedhin 100 gurë, ti ke bërë një xhest heroik e ne të duam 100 herë”, tregonte aktorja një vit më parë. Po me aq mirënjohje ajo do të kujtonte për mediat shkrimtarin fisnik, Dritëro Agolli, që ngriti zërin për faktin se nuk ia çonin emrin në filmin multiplikativ.

“Kjo vajzë i jep zërin kartonit, pse nuk e ka emrin”, pat thënë shkrimtari, duke bërë të mundur që nga dhjetëra role Pëllumbit t’i U nda nga jeta në moshën 66-vjeçare, historia e trishtë e “Pinokut” Nuk ia shkruanin as emrin në filma, Margarita Xhepa: Ju rrëfej Eva Pëllumbin “Nga njëra anë e duartrokisnin e nga ana tjetër pëshpëritnin ‘Ajo’”, aktorja: U munduam ta mbanim sa më afër.

Do të kishte dashur që kjo të ishte një nga lojërat më të marra të Pinokut dhe lajmi të mos ishte i vërtetë… “E ëmbla Evë, si ike kaq shpejt”, përsërit Margarita Xhepa e pikëlluar nga humbja e mikes së shtrenjtë, së cilës i shënohej emri në një film të vetëm, te “Çufo-Çufo”.

Margarita Xhepa, me dhimbjen e thellë për humbjen e mikeshës së shtrenjtë, ndan për lexuesit e “Panoramës” mbresat nga takimi i fundit dhe Evën e 100 roleve, “Pinokun”, artisten dhe gruan që i përplasi mentalitetit idhnak në fytyrë buzëqeshje e dashuri…/NOA.al