Transmetuar më 01-01-2020, 22:00

Dita e sotme, e para e vitit 2020, shënoi një rritje të lehtë të temperaturave krahasuar me ato të ditëve të fundit të 2019-ës.

Shërbimi Meterologjik Ushtarak njofton se edhe ditët e para të vitit të ri 2020-të do të jenë me mot të kthjellët.

Sipas parashikimit, nesër në datë 2 janar moti do të vijoj të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, por për këtë ditë pritet përsëri një rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat minimale.

Në zonat malore temperaturat minimale do të arrijnë vlerat prej -8ºC në zonat malore, -5ºC në zonat e ulta dhe 0ºC në ato bregdetare. Sa i përket vlerave të mesditës ato si këto ditë nuk do të kalojnë vlerat prej 12-13ºC në zonat e ulëta dhe ato bregdetare./NOA.al