Transmetuar më 02-01-2020, 20:32

Ish-lojtari i Kombëtares Shqiptare, Shkëlzen Gashi, bëhet me ekip të ri.

Sulmuesi, i cili ishte larguar prej gati një viti nga Colorado Rapids, ka nënshkruar sot me FC Aarau, skuadra e kategorisë së dytë në Zvicër.

Një rikthim për sulmuesin, pasi është aktivizuar me këtë klub në periudhën janar 2011- qershor 2012. Ai arriti të shënonte 23 gola me këtë skuadër, ndërsa pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në kampionatin helvet.

Gashi ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2023. Për herë të fundit në Zvicër ai ka luajtur me Basel. Prej tre vitesh futbollisti nuk është më pjesë e kombëtares sonë. Ai e humbi e vendin, pas Euro 2016. /NOA.al