Transmetuar më 03-01-2020, 11:56

Sulmi i ambasadës në Beograd ka nxitur reagimin e kryeministrit malazez Dusko Markoviç dhe Ministrisë së Jashtme.

Markoviç e cilëson sulm aspak normal, ndërsa ministria i bëri thirrje qeverisë serbe që të marrë masa ndaj autorëve të aktit.

"Mbrëmë në Beograd ndodhi një tjetër sulm aspak normal ndaj Ambasadës së Malit të Zi dhe flamurit të Malit të Zi. Qëndrimi i autoriteteve serbe është i habitshëm. Mali i Zi po përballet edhe një herë me sfidën e mbrojtjes së pavarësisë dhe lirisë. Ne do ta ruajmë Malin e Zi, përkundër urrejtjes që pushtohet nga të njëjtët aktorë brenda dhe jashtë kufijve të saj!", shkruajti Dusko Markovic në Twitter.

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Serbisë, në përputhje me legjislacionin e saj kombëtar dhe konventat ndërkombëtare, që t’i përgjigjen urgjentisht këtij akti vandal dhe që autoritetet kompetente të ndërmarrin veprime të duhura sa më shpejt kundër organizatorëve dhe autorëve që shkelin sigurinë e ambienteve të Ambasadës së Malit të Zi”, tha ministria.

Tifozët e Yllit të Kuq sulmuan mbrëmjen e kaluar flamurin e ambasadës. Njëri prej tyre ndezi fishekzjarre, gjë që dogji simbolin e Malit të Zi.

Megjithatë është zëvendësuar menjëherë mëngjesin e së premtes./noa.al/