Transmetuar më 05-01-2020, 16:02

Këngëtari i njohur Frederik Ndoci përmes një statusi në Facebook, ka shprehur zemërimin e tij, mbi anti-vlerat që në tërë këto vite po shiten si vlera, me të cilat po "ushqehen"  fëmijët dhe rinia e sotme. Ai bën një krahasim dhe dallimin e madh me kohën kur ishte fëmijë dhe i ri në moshë dhe sfidon këdo që mendon apo beson se rruga e sotme që po ndjek brezi i ri është e duhura.

Ndoshta është një thirrje për reflektim dhe kthesë, ku me siguri kërkohet ndërhyrja e shtetit, për të identifikuar dhe ndarë vlerat me anti-vlerat, në të gjitha fushat e jetës.

Dhe thotë se ne kënaqeshim me "Pagarusha dhe jo me unikatil".

"Puthnim edhe ne fshehurazi por nuk i kërcënonim të dashurat hiq fëmijën tim nga barku", thotë më tej në reagimin e tij Frederik Ndoci.

"Ne i deshëm dhe u martuam me motra shokësh e miqsh, por nuk i nxorëm ata nëpër trotuare si tutor për sex".

"Ne ziheshim me prindërit që nuk kishin lekë për të na blerë libra, dhe jo kurrë t’i vrisnim si ju për droge dhe i phone11", shkruan Frederik Ndoci,në reagimin  e tij, duke shprehur zhgënjimin e madh me fëmijët dhe rininë e ditëve të sotme, për edukimin e të cilëve jo vetëm familja por edhe shteti ka dështuar.

Dhe kjo me gjasa do të ketë pasoja të rënda në të ardhmen e kombit, që vështirë se mund të identifikohet përmes vlerave me të cilët u edukuan brezat ndër vite.

Reagimi i plotë i Frederik Ndocit

Ne në femijeri kaluam kohen me perralla me princ e ishim perkrahes me hirushen, e jo me Ali Baba me 40 hajdut.

U rritem me mujin e halilin dhe jo me xhindin qe dilte nga llampa magjike.

U rritem me 10 urdherat e Moizes dhe jo me Nastradinin

u rritem me vuajtjet dhe vetflijimin e jezuit, dhe jo me lakmine per monellat qe fitoi Juda Makabe,

u rritem me dhimbjen e Gjerg Elez Alise, dhe jo me guret qe gjuajn nje femer qe burri nuk e do me.

u rritem me sanrremo e canconisima, e jo me harem e banjo turke,

u rritem me ciao estate e hit parade. E jo me raxh kapur e tallava.

U rritem me vdekjen parakohe te Elvis Presleyt, te Luçio Batistit, dhe jo me atentatorin e papa vojtila Ali Allça.

U rritem me serialet e Çelentanos e me telenovelat e David Coperfild. Dhe jo me ertugul e bidai.

U rritem me shurup petale trendafili dhe jo me redbull.

Kenaqeshim me Pagarusha dhe jo me unikatil.

Ne pelqenim lodrat me lufta, por jo te perdornim kalleshnikov kunder shokut te femijeris

Mesonim instrumenta muzikor dhe jo si pritet qafa me thike.

Puthnim edhe ne fshehurazi por nuk i kercenonim te dashurat hiq femijen tim nga barku.

Ne i deshem dhe u martuam me motra shokesh e miqsh, por nuk i nxorrem ata neper trotuare si tutor per sex.

Ne ziheshim me prinderit qe nuk kishin lek per te na bler libra, dhe jo kurr ti vrisnim si ju per droge dhe i phone11.

Ne villnim kumbulla e qershi ne kopshtet e komshiut, por nuk i vume tritol kush kishte biçiklet mifa.

Ne mesonim qe te lumturonin prinderit qe na e varen çelsin ne qaf, ne fillim te javes, dhe jo ti vrasim prinderit se nuk na e japin kodin e kasafortes.

Ishim pasardhes te qerosit qe humbi Rozafen por kurr pjese e dy vellezerve tradhetar.

Na ngallnjeu Gjergj Kastrioti dhe vazhdojne te na zhgenjejn Hamza Kastriotet.

Prandaj sot per her te par qava pasi ne çdo shkrim tjeter me gajas me satiren e cinizmin mjeshteror qe perdor, qava se jam i bindur se kemi patur te njejtat fate femijerie Edison Ypi.

/NOA.al/