Transmetuar më 05-01-2020, 17:42
Pamje nga rrezimi i nje shtylle ne Tirane

Lidhur me erërat e forta, meteorologia pranë MeteoAlb, Lajda Porja ka deklaruar se kjo stuhi ere që ka pushtuar vendi ka ardhur si pasojë e uljes drastike të temperaturave në një kohë të shkurtër.

Ajo ka sqaruar se kjo situatë do të vijojë deri nga e mërkura.

Në dy ditët në vijim (të hënën dhe të martën) vendi do të karakterizohet nga temperatura të ulëta ku në zonët malorë temperatuarat do të shkojnë deri në -12 gradë celsius dhe erëra të forta me shpejtë deri në 80-85 km në orë.

Për meteorologen, një situatë e tillë e kushteve atmosferikë është normale, në një kohë kur temperaturat ulen në mënyrë të menjëhershme.

"Në det të hapur sjell 7-8 ballë në det. Ka ardhur si pasojë, duke qenë se presim një ulje drastike të temperatura, mund të shkojnë deri në -11 gradë kryesisht në zonat malore. Edhe ultësira Perëndimore priten të shënojnë nesër ulje temperaturave".

"Problematike gjatë natës dhe nesër, do të kemi një ulje që shpejtësia të shkoj në 40 km në orë të mërkurën, ndërsa të hënën dhe të martën deri në 50-70 km në orë".

"Shpejtësia e erës do të mbetet e lartë. Sonte gatë natës, shpejtësia do të jetë e lartë deri në 70 km në orë. -12 pritet të shënoj dita e hënë. Të mërkurën do të kemi përmirësim të kushteve të motit, pastaj do kemi temperatura deri në -3 gradë celsius", theksoi Lajda Porja për Report Tv.

/NOA.al