Transmetuar më 05-01-2020, 19:21

Zi në fushën e blertë! Guingamp, skuadra e futbollit franceze që debuton në Ligue 2, njoftoi në sajtin zyrtar, se sulmuesi Nathael Julan, 23 vjeç, humbi jetën në një aksident rrugor.

Ngjarja e rëndë ndodhi teksa futbollisti po kthehej në shtëpi pas stërvitjes me skuadrën.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se pasditen e 3 janarit, klubi mësoi për vdekjen e futbollistit Nathael Julan.

Në këtë ditë tragjike, që të gjithë pjesëtarët e klubit i dërgojnë ngushëllimet e sinqerta familjes së Nathael”, thuhet në deklaratë.

Para se të bëhej pjesë e klubit të Guingamp, Julian kishte veshur fanelën e Valenciennes dhe Le Havre. /a.y/noa.al