Transmetuar më 05-01-2020, 19:34

Në rrjetet sociale është publikuar videoja e aksidentit të avionit Fokker F100 të Bek Air 2100.

Pamjet vijnë nga aksidenti i 27 dhjetorit, kur avioni u përplas me një godinë në ndërtim në Almaty, të Kazakistanit, menjëherë pas ngritjes.

Si pasojë e aksidentit humbën jetën 12 persona, nga 98 që ishin në bord.

Avioni papritur humbi kuotë, para se të godiste një barrierë çimentoje dhe të përplasej kundër një ndërtese dy katëshe.

Për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes, autoritetet garantuan se do të ngrihet një komision special. /a.y/noa.al