Transmetuar më 05-01-2020, 22:34

Astrologu shqiptar: Do ndodhë një projekt i çuditshëm, krijohet njeriu i pavdekshëm

Jofiel Koço, astrolog i njohur shqiptar ka bërë disa deklarata të paditura më parë.

Një ndër to ka qenë edhe lajmi se pas disa vitesh do fillojë një projekt i çuditshëm për të krijuar njeriun imortal, pra njeriun e pavdekshëm.

“Do ndodhë një projekt shumë i çuditshëm, për të krijuar njeriun imortal, pra njeriun e pavdekshëm. Është llogaritur të fillojë një projekt avatar për të transferuar konshiencën njerëzore brenda një roboti android".

" Pra kur shpirti vdes, kjo koshiencë largohet sepse braktis trupin fizik. Ata mendojnë që në momentet e vdekjes të transportohet vetëdija, memorja, emocionet, të transportohen brenda një kompjuteri android dhe ky shpirti gjen një banesë tjetër. Braktik këtë trup për të gjetur një trup tjetër, por një robot android. Starton në vitin 2040”,u  shpreh astrologu, teksa ishte i ftuar sot në emisionin “ThumbOn” në RTV Ora. /NOA.al