Transmetuar më 06-01-2020, 11:00

Një leopard i egër sulmoi dhe vrau një fëmijë 8 vjeç, jashtë shtëpisë së tij në zonën e Nepalit.

Siç deklaroi policia vendase, fëmija ndodhej pranë shtëpisë së dajës në fshatin Abukhaireni, pasditen e së shtunës, kur kafsha u sul drejt tij.

Pantallonat dhe sandalet e fëmijës u gjetën pranë një shtegu të zonës pyjore, ndërkohë që trupi rreth 250 metra më tutje.

Sulmi vjen vetëm një javë pasi një fëmijë tjetër 2 vjeç, u sulmua dhe u vra në të njëjtën zonë.

Sulmet nga kafshët e egra nuk janë të panjohrua në Nepal, duke bërë që të jepet alarmi. /a.y/noa.al