Transmetuar më 06-01-2020, 12:10

Një ashensor u rrëzua nga kati i nëntë i një ndërtese në lagjen ‘Vila Belmiro’ di Santos, në brigjet e San Paolo të Brazilit, gjatë mbrëmjes së 30 dhjetorit,

duke shkaktuar vdekjen e katër personave, pjesëtarë të së njëjtës familje.

Shkaku i rrëzimit të ashensorit, po hetohet nga autoritetet, ndërkohë që ashensori i rrëzuar ndodhej në një godinë të ndërtuar në vitin 1998.

Në ndërtesën në fjalë qëndronte personeli ushtarak i cili punon pranë autoriteteve portuake në San Paolo.

Sipas Marinës, ngjarja e rëndë u shënua në orën 19.30, ku që të katër pjesëtarët e familjes që ndodheshin në ashensor, gjetën vdekjen e menjëhershme. /a.y/noa.al