Transmetuar më 06-01-2020, 12:27

Një person gjeti vdekjen pasi u sulmua nga një peshkaqen teksa ishte zhytur në brigjet jugperëndimore të Australisë.

Viktima u kafshua nga një peshkaqen i bardhë pranë Cull Island, mesditën e së dielës.

Ngjarja e rëndë ndodhi teksa viktima u hodh në ujë për tu zhytur nga një anije, me të cilën po lundronte.

Deri më tani nuk ka gjurmë nga trupi i tij. Ishin dëshmitarë në vendin e ngjarjes, ata që panë sulmin e peshkaqenit mesditën e së dielës.

Ndërkohë pushuesve iu bë thirrje që të tregojnë më shumë vëmendje teksa ndodhen në zonën në fjalë dhe nëse shohin peshkaqenë në afërsi të brigjeve, të lajmërojnë autoritetet. /a.y/noa.al