Transmetuar më 06-01-2020, 14:22

Një grua kineze me çrregullime mendore ka qëndruar e kyçur në shtëpinë e një fermeri për më shumë se 20 vite, i cili e detyron që të bëjë fëmijë me të.

Një fqinj i tyre akuzoi rastin duke thënë se "bashkëshorti" i saj 70-vjeçar e rreh rregullisht dhe ka shitur dy prej fëmijëve të tyre.

Sipas mediave lokale, ai është identifikuar si Dong dhe jeton në një provincë të Hebei në Kinën veriore. Dong e mori gruan në shtëpi pasi e gjeti në mes të fushës një ditë.

Dong deklaroi se gruaja nuk mund të fliste dhe ishte rrahur nga të tjerët për arsye të paspecifikuara. Autoritetet kanë nisur hetimet për këtë çështje.

Sipas një reporti nga ‘The Paper’, Dong mbante gruan e njohur si Xin Yan në shtëpinë e tij që prej vitit 1990./a.m/noa.al/